Pas suksesit të panairit të Beogradit, Balfin Real Estate&Hospitality, u bë sërish pjesë e “United Property Expo”, panair i cili këtë herë u mbajt në Vjen, në datat 28 dhe 29 prill.

Pjesë e këtij panairi në kryeqytetin austriak, ishin 50 kompani nga 20 vende të ndryshme të botës, ku u prezantuan rreth 10.000 prona dhe u vizitua nga mbi 4000 persona përgjatë dy ditëve.

Si kompania më e madhe në Shqipëri, e cila ofron të gjitha shërbimet që lidhen me pasuritë e paluajtshme në 5 shtete të ndryshme, Balfin Real Estate&Hospitality, pati në fokus prezantimin e tre prej projekteve më të rëndësishme në sektorin e turizmit në Shqipëri, Vlora Marina, Green Coast Village dhe Next to Vala Mar Premium.

Interesi nga vizitorët dhe pjesëmarrësit në panair ishte shumë i lartë. Agjencitë  e huaja elitare në fushën e real estate që ishin pjesë  e “United Property Expo”,  shfaqën interes direkt për bashkëpunim me BRE&H, për të pasur si pjesë të tyre pronat që kompania ka ekskluzive në portofolin e saj, në komplekset turistike në bregdetin shqiptar.

Mundësitë e shumta që ofron Shqipëria si një vend ende në zhvillim, por edhe çmimet të cilat mbeten ende konkuruese në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ishin faktorë nxitës për të investuar në tregun e pasurive të paluajtshme.

Vendndodhja dhe respektimi i mjedisit përreth, duke u kujdesur që projektet të shkrihen me natyrën në mënyrë harmonike, ishin një tjetër element i cilësuar si pozitiv.

 “United Property Expo” është një ndër panairet e rëndësishëm dhe të mëdhenj në fushën e real estate, i cili zhvillohet në mënyrë periodike në vende të ndryshme të botës. 

Panairi u ofron mundësi vizitorëvë që të blejnë prona, të investojnë në një projekt si dhe të kenë informacionin e nevojshëm për blerjen dhe marrjen me qira të pronave jashtë vendit ku jetojnë.