Janë mbyllur me certifikatën e Exhibition Excellence, 3 ditët e pjesmarrjes së Balfin Real Estate në Panairin “International Property Show” në Dubai për përfaqësimin dhe kontributin e dhënë në këtë ekspozitë.
Përgjatë tre ditëve, World Trade Center Dubai bëri bashkë profesionistë, agjensi real estate, zhvillues, brokers, bankierë, arkitektë dhe marketer nga e gjithë bota, ku Balfin Real Estate prezantoi një pjesë të parajsës sonë bregdetare nëpërmjet projekteve shumë të sukseshme si Green Coast, Vlora Marina dhe Next to Vala Mar Premium. Bregdeti Jonian dhe ai Adriatik tërhoqën interesin e shumë vizitorëve pjesmarrës në këtë panair të cilët e kanë parë Shqipërinë dhe projektet e Balfin Real Estate si një treg shumë potencial për investim në pasuri të patundshme.
Mes vizitorëve të shumtë dhe kontakteve nga e gjithë bota, konferencave të nivelit të lartë, marrëveshjeve dhe diskutimeve profesionale, Balfin Real Estate edhe në këtë panair dëshmoi standardin e lartë të profesionalizmit dhe inovacionit duke qenë pjesë e 77 kompanive ndërkombëtare, agjencive real estate, zhvilluesve të pronave, bankave dhe institucioneve financiare që përbënin Dubai Exhibition këtë vit. Në tre ditë aktivitet, International Property Show u vizitua nga më shumë se 10 mijë vizitorë duke u kthyer në qendrën e informacionit të real estate botëror.
Prej pak kohësh edhe në Dubai po përqafohet koncepti i rezidencave miks që po zhvillohen në shkretëtirë me të gjitha shërbimet brenda tyre. Komplekse dhe koncept që Balfin Real Estate prej disa vitesh po i zhvillon duke qenë një promotor në dhënien e kësaj përvoje.