Në një kohë kur tregu i pasurive të patundshme po zgjerohet, kërkesat për të ofruar një shërbim më të plotë mbështetur në standardet e kohës janë impenjmi i asaj se çfarë e bën një kompani novatore në 360 gradë. Balfin Real Estate sot është destinacioni i parë dhe premium i real estate në Shqipëri.

Prej vitit 2018 që operon në treg, Balfin Real Estate është mbështetur në këtë filozofi duke zgjeruar nga viti në vit shtrirjen në industrinë e pasurive të patundshme. Nga një portofol me 5 projekte në një vlerë prej 250 milionë eurosh, tashmë Balfin Real Estate ka në menaxhim 25 projekte në një vlerë prej gati 1 miliardë eurosh, në 3 tipologji projektesh, rezidenciale, turistike dhe mixed-use të cilat shtrihen në një sipërfaqe prej 2,407,593 m2 me një sipërfaqe ndërtimi prej 1,803,732 m2 në të gjithë vendin.

Rritja e portofolit të pronave ka sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në zgjerimin e prezencës kombëtare dhe ndërkombëtare. Viti 2018 numëronte tre zyra, ndërsa në vitin 2024 Balfin Real Estate është prezent jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Austri, Zvicër, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe shumë shpejt edhe përtej Oqeanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Balfin Real Estate është tashmë lider në tregun e real estate duke ofruar ekspertizën më të mirë në fushen e pasurive të patundshme dhe duke u bërë udhërrëfyes drejt një eksperience unike.

Balfin background