HOSPITALITY

Ekspertët tanë kanë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për menaxhimin e aseteve të prekshme dhe të paprekshme, si dhe do të sjellin në shërbimin tuaj eksperiencën tonë në menaxhimin e hoteleve të mirënjohura.

Ekspertët tanë kanë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për menaxhimin e aseteve të prekshme dhe të paprekshme, si dhe do të sjellin në shërbimin tuaj eksperiencën tonë në menaxhimin e hoteleve të mirënjohura.

SHËRBIMET TONA

HOSPITALITY DHE MIKPRITJE

Balfin Hospitality ka në historinë e saj një rekord suksesi në ofrimin e ekspertizës dhe përvojës praktike për këshillimin e klientëve në çdo sipërmarrje “hospitality”, duke filluar nga ekskluziviteti, projektimi, ndërtimi dhe njohja e një hoteli, e deri tek puna me entitetet e menaxhimit në sistemin e klasifikimit të hoteleve. Ekipi ynë këshillues i “hospitality” kujdeset për çdo hap; nga rishikimi i studimeve të fisibilitetit apo rishikimi i planifikimit të hapësirës që do të përmirësojë efikasitetin dhe efektivitetin operacional të ndërtesës, deri në përmirësimin e hapësirave të përgjithshme.

FAZA PËRGATITORE, SHËRBIME KONSULTIMI

Mbështetje nga konceptimi tek strategjitë operacionale. Kjo është ajo çfarë ne zotohemi të ofrojmë:

• Vlerësim dhe përzgjedhja e ambientit
• Kërkime marketingu në fushën e “hospitality”
• Studime fizibiliteti
• Franchise/ përzgjedhja e operatorit
• Asistencë financiare
• Asistencë teknike
• Ushqim dhe pije/ Gastronomi (F&B)

ADMINISTRIM I REZIDENCËS

Qëllimi ynë është që të rrisim vlerën e çdo prone. Skuadra jonë menaxheriale ka një eksperiencë intensive në operimin dhe menaxhimin e pronave të shumta. Qëllimi i ofrimit të shërbimeve është t’i evitojmë shqetësime dhe barriera klientëve, ndaj të jesh pronar i një prone në një vend të huaj jo vetëm është një çlirim nga çdo barrierë, por është edhe fitimprurëse. Ne e shikojmë rolin tonë si zgjidhës të problemeve për investitorin. Këtu përfshihet:

• Mbledhja e qirasë nga tenantët dhe kalimi i saj tek pronari:
• Menaxhimi i qirave të tenantëve
• Inspektimi i zonave të përbashkëta
• Aksesimi i pronës për inspektimin teknik sa i përket riparimeve të ndryshme të saj dhe më pas punohet për buxhetimin e riparimeve
• Ofrimi në kohë i shërbimeve për tenantët
• Vlerësimi i normave të qirasë së tregut për t’i mbajtur ato sa më konkurruese
• Menaxhimi i dëbimeve nga prona
• Reduktimi i shpenzimeve variable.

USHQIM DHE PIJE/ GASTRONOMI (F&B)

Krijimi i koncepteve luksoze në shije, formë dhe prezantim janë elemente esenciale për të mbajtur aktiv interesin e klientëve gjithmonë e më shumë kërkues në nevojat e tyre.

Suporti dhe ekspertiza jonë përfshin kujdes në çdo detaj, qoftë ai në konceptimin dhe në krijimin e atmosferës, deri në prezantimin e menusë dhe qasjen e saj tek klientët, që do të thotë se ne kujdesemi për:

• Zhvillimin e konceptit
• Planifikim dhe konceptim suporti
• Brandim dhe plan marketing
• Menu
• Prokurime
• Menaxhim: 30 Vila me qira për pushime / 200 shtretër;
• Menaxhim i vilave/ aseteve me pronësi private
• Klube pushimi
• Programe Shkëmbimi

REZERVONI QËNDRIMIN TUAJ

GALERIA