Balfin Real Estate, trajnim për punonjësit mbi legjislacionin
Mbrojtja e të dhënave personale dhe mënyrat se si duhen trajtuar ato konform ligjit në fuqi vijon të mbetet një sfidë për Shqipërinë. Balfin Real Estate në bashkëpunim me DPO Albania, kanë realizuar një trajmin për punonjësit mbi njohjen e legjislacionit. Ekspertë të kompanisë kanë sjellë përmes shembujve konkretë rastet kur është abuzuar me të dhënat personale dhe se çfarë parashikon ligji në situata të tilla. Edrin Fidho, Ceo i kompanisë ka vlerësuar si një element shumë të rëndësishëm për çdo kompani njohjen e mirë të legjislacionit dhe masat që duhet të marrin për të parandaluar shkeljet e ligjit.
Balfin Real Estate, pjesë e grupit Balfin, është kompania e parë Real Estate në Shqipëri që ka marrë iniciativën për të trajnuar punonjësit e saj lidhur me legjislacionin, që shoqëron përpunimin e të dhënave personale. Kjo nismë do ti shërbejë përsosjes së praktikave të përditshme të punës duke garantuar mbrojtje maksimale të çdo të dhëne sensitive si të klientëve ashtu edhe të punonjësve të kompanisë. Ada Gramatiku, Drejtore Ligjore në Balfin Real Estate u ndal tek rëndësia që ka zbatimi dhe implementimi i kuadrit ligjor përkatës në mbrojtjen e çdo marrëdhënieje ligjore. Ajo shtoi gjithashtu se Balfin Real Estate si kompani lider në këtë fushë, po merr masa shtesë ligjore dhe teknike për t’u përgatitur dhe për të çuar në një tjetër nivel mënyrat se si përpunon të dhënat personale. Kjo synon parandalimin e çdo shkelje të mundshme, parë në dritën e hyrjes në fuqi të ligjit të ri në këtë fushë si pjesë e përafrimit me konventën europiane GDPR.
Mbrojta e të dhënave personale është një çështje mjaft delikate që në Shqipëri rregjistron një numër të lartë shkeljesh. Në një pjesë të mirë të rasteve abuzimet vijnë si rezultat i mosnjohjes së ligjit, por ka shumë raste të tjera kur shkeljen vijnë për arsye përfitimi. Në çdo rast kompanitë bëhen shpesh subjekt gjobash që rezultojnë në dëmtim serioz të imazhit.