KULTURA E KORPORATËS

Grupi BALFIN është një organizatë që synon të krijojë një terren të rehatshëm për ekonomitë, bizneset dhe për njerëzit që të rriten e të performojnë më mirë. Ne investojmë në inovacion, në shërbime të jashtëzakonshme dhe në standardet më të larta etike të biznesit. Nëpërmjet operacioneve tona të qëndrueshme, ne krijojmë vlerë për aksionarët dhe komunitetet tona. Vlerat e Grupit BALFIN janë një pjesë integrale e organizatës, në mënyrë që të gjithë punonjësit, në të gjitha kompanitë e Grupit, të mund të punojnë dhe të arrijnë sukses së bashku. Vlerat dhe kultura e korporatës zë një vend shumë të rëndësishëm në Grupin BALFIN. Ne besojmë se mënyra se si arrijmë rezultatet ka të njëjtën rëndësi si vetë rezultatet.

MISIONI

Të lehtësojmë jetën e klientëve tanë, qofshin ata individë apo biznese, përmes ofrimit të një game të plotë shërbimesh në Pasuri të Patundshme, Menaxhim të Aseteve &Pronave dhe Hospitality duke filluar nga kërkimet/konsulenca, në gjetjen e pronës së duhur dhe në ofrimin e mbështetjes maksimale në menaxhimin e saj. Të gjitha këto të ofruara përmes një skuadre ekspertësh.

VIZIONI

Vizioni ynë është të bëhemi lider në tregun shqiptar, duke ofruar ekspertizë dhe shërbime cilësore në 360 gradë në fushën e Pasurive të Patundshme, Menaxhimit të Aseteve dhe Pronave si dhe Hospitality.

VLERAT TONA

VLERAT TONA

PËRGJEGJËSIA SOCIALE E KORPORATËS

Grupi BALFIN është i përkushtuar të promovojë vlerat më të larta shoqërore dhe të kujdeset për komunitetin dhe mjedisin. Grupi BALFIN është një mbështetës dhe promovues i madh i “Sustainable Development Goals” të Kombeve të Bashkuara. Përgjegjësia Sociale dhe kontributi për shoqërinë dhe komunitetin është një mision që ne e konsiderojmë tepër të rëndësishëm.

Ne përpiqemi të sigurojmë që aktivitetet tona të biznesit të shërbejnë si një investim në përmirësimin e kushteve të punësimit social, infrastrukturës, kujdesit shëndetësor, arsimit dhe kulturës në komunitetet ku operojmë. Grupi BALFIN mbështet vazhdimisht një numër të madh investimesh dhe angazhimesh sociale, duke shënuar një ndikim të vlefshëm në sektorë të ndryshëm, si arsimi, shëndetësia, mjedisi, fëmijët, reagimet ndaj emergjencave etj.

Ne kemi dhënë një kontribut të gjerë në përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve dhe komuniteteve, kemi mbështetur idetë novatore të sipërmarrësve të rinj dhe i kemi kushtuar vëmendje të veçantë institucioneve dhe organizatave që ofrojnë shërbime për fëmijët në fusha të ndryshme. Ne i kemi kushtuar vëmendje fushatave në lidhje me ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e mjedisit, arsimit, artit dhe kulturës.

GRUPI BALFIN ËSHTË MARRËSI I ÇMIMIT TË BAMIRËSISË NGA PARTNERS ALBANIA PËR PUNËN E JASHTËZAKONSHME NË PËRGJEGJËSI SOCIALE

Në kuadër të BRE, Balfin Real Estate ka ndërmarrë disa aktivitete në lidhje me Përgjegjësinë Sociale:

  • Bursa studentore – BRE 2023
  • Bursë studentore – GC 2023
  • Projekt social kushtuar fëmijëve në Bashkinë Himarë
  • Dhurimi i kompjuterave për shkollën “Gjik Bixhili” në Dhërmi, Himarë

Rreth Grupit Balfin

Grupi BALFIN është një nga grupet kryesore të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Z. Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në njëmbëdhjetë vende dhe dy kontinente. Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci, Zvicër, Holandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

Grupi ka rreth 5,000 punonjës dhe totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Me një diversitet të portofolit që përfshin pasuritë e paluajtshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, turizmin, energjinë, arsimin, logjistikën, etj. Grupi BALFIN ka tashmë një rol të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare. Grupi është një partner i besueshëm për kompanitë ndërkombëtare që duan të investojnë në Ballkanin Perëndimor.

Grupi BALFIN ka prioritet çështjet mjedisore, sociale dhe të mirëqeverisjes në të gjitha fushat e biznesit ku operon, duke nxitur një kulturë korporative në përputhje me iniciativat ESG në të gjithë Grupin.

KARRIERA