Me portofolin e pasur të projekteve, Balfin Real Estate ka si prioritet formësimin e mënyrës se si njerëzit jetojnë, duke e nisur këtë përqasje shumë më parë se projektet të dalin në shitje. Roli i BRE shkon përtej promovimit të pronave, ai fillon me mbledhjen e kërkesave nga klientët ose nga eksperienca e marrë në vite dhe vijon me ndërtimin e një plani se si mund të përmirësohet jetesa e përditshme e kujtdo që i beson Balfin Real Estate. Çdo projekt i ri që i shtohet portofolit të BRE, është një mundësi e re në krijimin e komuniteteve më të forta dhe më të lidhura, të cilët e bëjnë BRE të diferencohet në treg dhe të kthehet në një udhëheqës të këtij vizioni.

Drejtuar nga njerëzit, ndërtuar mbi njohuritë

Përmes studimeve të tregut dhe bisedave nga afër me klientët, ekipi i BRE mbledh nevojat dhe pritshmëritë mbi jetesën e përditshme. Këto njohuri ndihmojnë kompaninë të identifikojë se çfarë lloj hapësirash i duhen tregut, si për klientë që janë familje me fëmijë të vegjël, për klientë që zgjedhin të punojnë nga shtëpia apo edhe për të gjithë personat që rikthimin në Shqipëri e kanë si një rilidhje me natyrën

Kjo qasje e kujdesshme ndikon në çdo ofertë që ka tregu i pasurie të paluajtshme, që nga apartamentet në shitjetë Vlora Marinës dhe deri tek vilat e qetë të Green Coast. Pronat që janë pjesë e portofolit të BRE janë përzgjedhur duke pasur parasysh jetesën e njerëzve në një mjedise mikpritës

Ambiente të përbashkëta që kontribuojnë në jetesën e përditshme

Nuk bëhet fjalë vetëm për të pasurit një pronë si apartament ose vilë, bëhet fjalë për shtimin e vlerës së jetesës së përditshme. Parqet, këndet e lojërave, zonat e fitnesit dhe hapësirat e ndryshme kulturore i ftojnë njerëzit të qëndrojnë aktivë dhe të lidhur më njëri-tjetrin.

Në projektin Vlora Marina, banorët e ardhshëm të tij do të kenë një shëtitore buzë detit, ambiente fitnesi pranë detit dhe hapësira të përbashkëta ku mund të organizohen aktivitete më komunitetin duke i afruar më shumë dhe duke e bërë çdo ditë më impenjative.

Green Coast, jeta e përditshme shpaloset midis detit dhe malit. Pranë projektit gjenden disa shtigje për ecje, ndërsa vetë projekti ofron hapësira për aktivitete në natyrë apo vende ku mund të mblidhesh me familjen dhe miqtë për të kaluar kohë cilësore së bashku. Këto hapësira të përbashkëta janë projektuar për ta bërë natyrën pjesë të çdo momenti dhe për t’i ndihmuar banorët të ndihen të lidhur në një mjedis të qetë dhe mikpritës.

Evente dhe aktivitete që krijojnë lidhje në komunitet

Mëngjese dedikuar jogës, grupe të përfshira në aktivitete të ndryshme apo panaire libri dhe artizanati nuk janë thjesht aktivitete por mundësi ku banorët takohen më njëri – tjetrin, ndajnë momente së bashku dhe festojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Duke ndjekur këtë shembull banorët e ardhsëhm të projekteve të portofolit të Balfin Real Estate do të kenë mundësi që të forcojnë këtë lidhje në komunitet duke u shndëruar nga banorë në miq.

Komunitete të qëndrueshme

Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme është edhe pikësynimi i së ardhmes. Balfin Real Estate promovon zhvillimet e pasurive të patundshme në komplekse me hapësira të gjelbra, materiale të qëndrueshme dhe miqësore me natyrën. Ky kujdes i vazhdueshëm krijon një ekuilibër midis ambientit personal dhe jetës së përbashkët.

Pavarësisht nëse dikush zgjedh të investojë në pasuri të patundshme në Shqipëri për herë të parë, qoftë kjo në Tiranë, apo buzë plazhit të bukur të Vlorës, Balfin Real Estate ofron më shumë se një pronë.