Kur zhvendosesh në një shtëpi të re, gjërat e para që të bien në sy janë zakonisht ato më të dukshmet, boja e freskët, sipërfaqja e kuzhinës apo madhësia e dhomave. Pas disa javësh apo muajsh këto detaje zëvendësohen me ndjesi, duke nisur që nga mënyra se si të bën të ndihesh hapësira jote, sa të ndryshon jeta në këtë hapësirë të re dhe si shtëpia përshtatet me ritmin tënd të jetesës.

Ndjesia e të pasurit një hapësirë tënden

Kur hyn në një hapësirë që të përket ndodh diçka vërtet e veçantë, transformuese. Pavarësisht se në fillim është bosh, kjo hapësirë fillon të transformohet pak nga pak në një shtëpi duke pasqyruar në çdo cep, stilin tënd, atë që ti je në të vërtetë. Drita e agimit që hyn në dritare dalëngadalë shndërrohet në rutinën tënde të preferuar, ndërsa zgjedh vendin ku ulesh për të lexuar, për të pirë kafen, apo për të biseduar me miqtë. Apartamentet tona në kryeqytet, apo ato në zonat bregdetare si Vlora Marina dallojnë për nga fasadat e mëdha që lejojnë ndriçimin natyral, hapësirat e bollshme në çdo dhomë, planimetritë e menduara në çdo detaj, të gjitha ndihmojnë në krijimin e këtyre momenteve personale që bëhen shumë shpejt pjesë e përdishmërisë suaj. Këto janë ndjesitë që mbeten gjatë dhe që të shoqërojnë gjatë gjithë kohës, kur krijon një jetë të re, në një hapësirë moderne, të konceptuar enkas për të plotësuar nevojat tuaja.

Rutina jote e përditshme bëhet më e lehtë

Një shtëpi në një zonë të mirë dhe me të gjitha komoditetet pranë është një ndryshim jete. Të bën të kursesh kohën dhe sjell një ndjenjë qetësie. Kur tregjet, palestrat, shkollat dhe parqet janë afër, rutina jote ditore bëhet më e thjeshtë. Kalon më pak kohë në rrugë dhe më shumë duke bërë atë që ka rëndësi. Në shumë projekte të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, veçanërisht në lagje të reja në Tiranë apo afër bregdetit, planifikimi po bëhet me të gjitha detajet duke garantuar një përditshmëri më të qetë. Kjo të bën të vëresh më në detaje dhe të vlerësosh e shijosh më shumë gjerat që vërtet kanë rëndësi.

Drita natyrore, një ritual i mëngjeseve dhe mbrëmjeve tuaja

Lidhja me natyrën është një ritual shumë i rëndësishëm që shpeshherë e ndjekim që në momentin që zgjohemi e deri në momentin kur mbyllim ditën. Në një shtëpi të re pasi kalojnë disa javë fillon të vëzhgosh mënyrën se si drita natyrore lëviz nëpër dhoma. Drita e mëngjesit që të zgjon butë, dielli i pasdites që ngroh sallonin, apo drita e butë e mbrëmjes në dhomë, të gjitha këto ritme ndikojnë në mënyrën se si ndihesh pa e kuptuar fare. Apartamentet, pjesë e portofolit të Balfin Real Estate qofshin ato në Tiranë, apo në zona bregdetare si Vlora Marina, janë të projektuara për të ndjekur këtë dritë natyrore, falë dritareve të mëdha, apo orientimit të duhur. E gjithë kjo lidhet me energjinë, gjendjen emocionale dhe mënyrën se si shtëpia mbështet ritmin natyral të jetës tënde.

Një shtëpi që ndjek ritmin tënd

Disa shtëpi të nxisin, të tjera të ngadalësojnë. Ajo që ka rëndësi është mënyra se si një shtëpi mbështet ritmin tënd nga mëngjesi deri në mbrëmje, momentet e qeta përpara se të nisë dita dhe çastet e pushimit kur ajo përfundon. Një shtëpi e mirëprojektuar të jep hapësirë për të marrë frymë, për të lëvizur lirshëm dhe për të shijuar ritualet e thjeshta të përditshme. Qoftë kur del në ballkonin e shtëpisë tënde buzë detit, apo kur përgatit një kafe në këndin e qetë të kuzhinës në Tiranë, këto zakone fillojnë të përcaktojnë ritmin dhe ndjesinë e ditës. Planifikimi, komoditeti dhe atmosfera e shtëpisë janë ato që vendosin tonin e jetës tënde, çdo ditë.

Një shtëpi që lë gjurmë çdo ditë

Në fund vlera e vërtetë e një shtëpie gjendet te kujtimet që të ndihmon të krijosh me kalimin e viteve. Një shtëpi bëhet e veçantë ditë pas dite, moment pas momenti duke lënë gjurmë dhe momente që mbeten gjithmonë.  Nuk ka rëndësi nëse po eksploron apartamente në shitje në Vlora Marina apo po kërkon për një apartament të ri në Tiranë, mendo përtej planimetrisë. Pyet veten si do të ndihesh duke jetuar aty dhe si ajo shtëpi do të formësojë jetën tënde të përditshme.