Një jetë e mirë nuk fillon me ndryshime të mëdha, por me gjëra të vogla. Janë detaje të tilla si hapësira, ndriçimi, dizajni, mënyra se si ndihesh kur zgjohesh në mëngjes që definojnë një stil jetese të shëndetshëm dhe të qetë. Mënyra se si ndihesh në ambientin e shtëpisë formëson gjendjen tënde shpirtërore, zakonet e përditshme dhe energjinë. Prandaj të jetuarit mirë nis gjithmonë nga mënyra se si është projektuar hapësira jote. Në zhvillimet e fundit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, dizajni i mirë shkon përtej stilit, ka të bëjë me rehati dhe ekuilibër. Nuk ka rëndësi nëse po kërkon një apartament në qytet, apo po ëndërron një vilë të qetë buzë detit në Shqipëri, mënyra se si është ndërtuar shtëpia jote mund të ndikojë në të gjithë ritmin e ditës.

Hapësira të ideuara për të  mbështetur rutinën tuaj

Mënyra si është projektuar një shtëpi mund ta bëjë jetën më të lehtë. Kur dhomat kanë hapësirë dhe janë të mbushura me dritë, lëviz më lirshëm dhe ndihesh më mirë. Kur kuzhina lidhet natyrshëm me ambientin e ngrënies dhe dhomën e ndenies, çdo gjë bëhet më natyrshëm. Kur ka një vend të caktuar për pushim dhe një kënd të qetë për përqendrim, është më e thjeshtë të gjesh ekuilibrin.

Në projektet tona të pasurive të paluajtshme në Tiranë, këto ide janë tashmë pjesë e planifikimit. Zhvilluesit po i kushtojnë vëmendje mënyrës si jetojnë njerëzit sot, duke krijuar më shumë kushte për të punuar nga shtëpia, ambiente të përshtatshme për të kaluar kohë me familjen, apo hapësira të qeta për t’u rimbushur me energji. Shtëpitë më të mira janë ato që ofrojnë kushte për çdo nevojë dhe hapësira për çdo moment apo ndodhi të jetës. 

Rëndësia e ambienteve të jashtme

Në Uzina Tirana, për shembull, banorët e ardhshëm do të përfitojnë nga një koncept i ri urban, me shëtitore, parqe me pemë dhe sheshe publike për të kaluar kohën e lirë. Ky projekt nuk është thjesht një vend për të jetuar, por një vend për të përjetuar komunitetin. Ndërsa, Vlora Marina ofron diçka unike, një eksperiencë të plotë bregdetare me shëtitore buzë detit, bare, restorante, një marinë të klasit botëror, ambiente sportive dhe hapësira të shumta për relaks.

Çdo projekt i Balfin Real Estate është formuar me këto ide në mendje. Qoftë në kryeqytet apo në bregdet, shtëpitë janë vendosur në lokacione që i japin lehtësi rutinës suaj dhe bukuri jetës së përditshme. Një shtëpi e vërtetë nuk definohet vetëm nga ambientet e brendshme, ajo lidhet ngushtë edhe me hapësirat përreth saj.

Drita, ajri dhe qetësia kanë rëndësi

E dinit që drita natyrore ju ndihmon të ndiheni më të gjallë dhe përmirëson gjendjen shpirtërore? Ajri i pastër ndihmon për një mendje të kthjellët. Ambientet e qeta ju ndihmojnë të çlodheni dhe të përqëndroheni më mirë. Këto elemente janë shpesh të integruara në shtëpitë që ofron sot tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri, përmes planimetrive të zgjuara, dritareve të mëdha dhe materialeve cilësore.

një vilë moderne shqiptare, për shembull, mund të zgjoheni me dritën natyrore, të hapni dyert drejt një kopshti privat dhe të shijoni qetësinë gjatë gjithë ditës. Këto zgjedhje dizajni ju bëjnë të ndiheni mirë pa e kuptuar. Kjo është fuqia e arkitekturës së menduar me kujdes, deri në detajet më të vogla.

Shtëpia jote formëson energjinë tënde

Kur hapësira jote funksionon në përputhje me ty, gjithçka ndihet më e lehtë, fle më mirë, ha në orare të rregullta, përqëndrohesh me më pak përpjekje. Një dizajn funksional e bën jetën e përditshme më të qetë dhe një shtëpi që mbështet mirëqenien tënde të ndihmon të ndihesh më shumë vetvetja.

Kështu që, nëse po eksploron tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë për të planifikuar zhvendosjen tënde të radhës, apo po kërkon një vilë në Shqipëri për një jetë më të qetë, fillo duke bërë pyetjen, a më ndihmon kjo hapësirë të jetoj më mire? Nga përgjigja e kësaj pyetjeje nis vërtetë rehatia.

Eksploro shtëpi të ndërtuara për të jetuar mirë në balfinrealestate.com.