KULTURA E KORPORATËS
Grupi BALFIN është një organizatë që synon të krijojë një terren të rehatshëm për ekonomitë, bizneset dhe për njerëzit që të rriten e të performojnë më mirë. Ne investojmë në inovacion, në shërbime të jashtëzakonshme dhe në standardet më të larta etike të biznesit. Nëpërmjet operacioneve tona të qëndrueshme, ne krijojmë vlerë për aksionarët dhe komunitetet tona. Vlerat e Grupit BALFIN janë një pjesë integrale e organizatës, në mënyrë që të gjithë punonjësit, në të gjitha kompanitë e Grupit, të mund të punojnë dhe të arrijnë sukses së bashku. Vlerat dhe kultura e korporatës zë një vend shumë të rëndësishëm në Grupin BALFIN. Ne besojmë se mënyra se si arrijmë rezultatet ka të njëjtën rëndësi si vetë rezultatet.
MISIONI
Të lehtësojmë jetën e klientëve tanë, qofshin ata individë apo biznese, përmes ofrimit të një game të plotë shërbimesh në Pasuri të Patundshme, Menaxhim të Aseteve &Pronave dhe Hospitality duke filluar nga kërkimet/konsulenca, në gjetjen e pronës së duhur dhe në ofrimin e mbështetjes maksimale në menaxhimin e saj. Të gjitha këto të ofruara përmes një skuadre ekspertësh.
VIZIONI
Vizioni ynë është të bëhemi lider në tregun shqiptar, duke ofruar ekspertizë dhe shërbime cilësore në 360 gradë në fushën e Pasurive të Patundshme, Menaxhimit të Aseteve dhe Pronave si dhe Hospitality.

FJALA E DREJTORES SË PËRGJITHSHME
Kompania Balfin Real Estate ka në fokus klientin, plotësimin e nevojave dhe dëshirave të tij në çdo rast. Misioni ynë është të vazhdojmë të mbështesim klientët tanë dhe të ndajmë njohuritë tona me ta, të kujdesemi për skuadrën tonë dhe të menaxhojmë kompaninë sipas parimeve më të larta të biznesit.
Synimi ynë është të jemi zgjedhja juaj e parë për pasuritë e patundshme, shërbimet e menaxhimit të pronave dhe aseteve, duke e shtrirë ekspertizën tonë në rajon dhe në Evropë.
Jemi krenarë për punën që bëjmë, në sajë të së cilës klientët marrin përkushtimin tonë maksimal, që çdo shërbim i ofruar të jetë ai që premtohet dhe të vijë tek ata në mënyrën më të sigurt. Kjo arrihet falë një skuadre eksperte dhe dinamike, të përbërë prej profesionistësh me përvojë në fushën dhe profilin e tyre të punës.
Ju falenderoj për interesin tuaj në rrugëtimin tonë!
Me respekt,
Ledia Telhai, Drejtore e Përgjithshme
KULTURA E KORPORATËS
MISIONI
VIZIONI
Grupi BALFIN është një organizatë që synon të krijojë një terren të rehatshëm për ekonomitë, bizneset dhe për njerëzit që të rriten e të performojnë më mirë. Ne investojmë në inovacion, në shërbime të jashtëzakonshme dhe në standardet më të larta etike të biznesit. Nëpërmjet operacioneve tona të qëndrueshme, ne krijojmë vlerë për aksionarët dhe komunitetet tona. Vlerat e Grupit BALFIN janë një pjesë integrale e organizatës, në mënyrë që të gjithë punonjësit, në të gjitha kompanitë e Grupit, të mund të punojnë dhe të arrijnë sukses së bashku. Vlerat dhe kultura e korporatës zë një vend shumë të rëndësishëm në Grupin BALFIN. Ne besojmë se mënyra se si arrijmë rezultatet ka të njëjtën rëndësi si vetë rezultatet.
Të lehtësojmë jetën e klientëve tanë, qofshin ata individë apo biznese, përmes ofrimit të një game të plotë shërbimesh në Pasuri të Patundshme, Menaxhim të Aseteve &Pronave dhe Hospitality duke filluar nga kërkimet/konsulenca, në gjetjen e pronës së duhur dhe në ofrimin e mbështetjes maksimale në menaxhimin e saj. Të gjitha këto të ofruara përmes një skuadre ekspertësh.
Vizioni ynë është të bëhemi lider në tregun shqiptar, duke ofruar ekspertizë dhe shërbime cilësore në 360 gradë në fushën e Pasurive të Patundshme, Menaxhimit të Aseteve dhe Pronave si dhe Hospitality.
VLERAT TONA
VLERAT TONA

Rreth Grupit Balfin
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimit më të suksesshëm në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, në Vjenë, nga Samir Mane, Grupi është sot i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Grupi ka një portofol të diversifikuar investimesh që përfshin sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, energjinë, logjistikën, edukimin dhe sektorin e argëtimit.
Grupi BALFIN ka rreth 5,500 punonjës, përkushtimi dhe pasioni i të cilëve mbeten faktori kyç i historisë së suksesit në më shumë se tri dekada.
Grupi BALFIN është një partner i besueshëm, që kryen aktivitete biznesi në një gamë të gjerë industrish në nivel ndërkombëtar, zbaton standardet më të larta të biznesit dhe etikës, gëzon një kapital të qëndrueshëm financiar, me burime njerëzore të jashtëzakonshme, dhe ka në fokus të veçantë inovacionin.
Që prej vitit 2023, nismat sociale të Grupit janë grupuar dhe konsoliduar brenda Fondacionit Mane, duke kontribuar akoma më mirë dhe më shumë në fuqizimin e komuniteteve.
Disa nga kompanitë e Grupit BALFIN janë:
Alba-Trade, Neptun, Tirana Bank, Balfin Construction, Spar Albania, ACREM, Green Coast, East Gate Mall, QTU, TEG, Rolling Hills Liqeni, Next to Valamar, Retail Park, Rolling Hills, TBU, Balfin Americas, Go Green, Balfin Real Estate, Tirana Logistic Park, Stella Mare, Milsped Albania, On Solutions, Balfin Development, KidZone-Jumbo, Balfin Asset Management & Hospitality, Fashion Group Albania, etj.